Kultura
Xheni Çuni në “Art after Work” në Dyseldorf
„Është nder të jesh pjesë e kësaj ekspozite ku krahas kolegëve të mi kam rastin të prezantoj punimet e mia“ flet studentja nga Fieri fotografitë e së cilës edhe kësaj radhe u pritën shumë mirë në ekspozitën që mbylli dyert të dielën e kaluar
Me moton „ART AFTER WORK“, kunstacademy.gallery që është një portal i studentëve të Akademisë së njohur të Arteve në Dyseldorf, u ofroi dashamirëve të artit në kryeqytetin e Landit të Nordrhein-Westfalen-it një ekspozitë interesante.
Autorët e këtyre punimeve ishin studentë të zgjedhur të Akademisë të cilët patën rastin të tregojnë talentin e tyre në lami të ndryshme të artit, bën të ditur albinfo. Pjesë e kësaj ekspozite, si edhe në eksp
ozitat e kaluara të Akademisë, ishte edhe studentja shqiptare Xheni Çuni e cila u prezantua me disa fotografi të saj.
„Është nder të jesh pjesë e kësaj ekspozite ku krahas kolegëve të mi kam rastin të prezantoj punimet e mia“ flet studentja nga Fieri fotografitë e së cilës edhe kësaj radhe u pritën shumë mirë në ekspozitën që mbylli dyert të dielën e kaluar. Shumë shpejt Xheni Çuni planifikon një qëndrim në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
„Dua të dokumentoj vendin tim, natyrën e tij e posaçërisht bashkëkombësit e mi“, përfundon artistja e talentuar Çuni cila në Shqipëri planifikon edhe një prezantim të punimeve të saj.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriXheni Çuni
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Fotografe
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve